Marta kos 1

Eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ndodhet që prej 12 Marsit në Shqipëri. Sot ajo ka vizituar qytetin e Elbasanit që është edhe epiqendra e festimeve të Ditës së Verës.

Kos foli për gazetarët, të cilët e pyetën në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ajo u shpreh se nëse vazhdohet me këtë ritëm pune me pasion, në 2027 Shqipëria mund të futet në Bashkimin Europian.

Madje për fat, Kos ka vendosur verore duke dëgjuar kështu për traditën në Elbasan.

“Në fakt unë dje pata mundësinë dhe kënaqësinë që të takohem me aktorë të ndryshëm sigurisht me qeverinë, por edhe me aktorë të tjerë të shoqërisë dhe mund të them se Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme.

Natyrisht që ka ende shumë punë për të bërë, reforma për të bërë, por në rast se i gjithë ritmi do jetë ai që ka qenë deri më tani atëherë do të përfundohet gjithçka në 2027 në mënyrë që të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua të përgëzoj gjithë qytetarët shqiptarë për punën e arritur.

Natyrisht që ka shumë gjëra për të cilat dua t’i përgëzoj, por duke vijuar me këtë ritëm pune me pasion që po bëhet besoj që në 2027 që Bashkimi Evropian mos jetë një bashkim me 27 shtete, por me 28 kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar.

Dhe më thanë që këto veroret sjellin fat ndaj vura dy. Vura një për Shqipërinë dhe një për Bashkimin Evropian që të jenë fatsjellëse”, tha Kos.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights