Gjkko

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shpalli sot fajtor shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Për shtetasin Kalosh Peposhi, gjykata vendosi dënimin me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim, i cili pas uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 1 vit e 1 muaj burgim.

Në njoftimin e GJKKO thuhet se “duke qenë se koha e qëndrimit në paraburgim rezultoi më e gjatë se masa e dënimit, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër. Po ashtu, ndaj tij u hoq masa e sigurimit “arrest në burg””.

Ndërsa për Gazmend Peposhin, gjykata caktoi dënimin me 1 vit e 9 muaj burgim, i cili pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u ul në 1 vit e 2 muaj burgim.

SPAK vendosi që Gazmend Peposhi të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga dita e ekzekutimit të vendimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights