Detaje të reja janë mësuar nga kontrollet e kryera për rreth dy orë ditën e djeshme në banesën e xhaxhallarë të Ervis Martinajt dhe të këtij të fundit.

Një telefonatë nga burgi i Peqini ishte edhe shkaku i këtyre kontrolleve.

“Janë zbardhur detaje të reja lidhur me kontrollet e zhvilluara dje.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se një telefonatë nga burgu ngriti në këmbë policinë.

Kjo telefonatë është zhvilluar nga burgu i Peqinit, nga një i dënuar për vrasje.

Ai ka bërë kërkesë për të regjistruar në numër në listën e telefonatave.

Administrata e burgut ka marrë në pyetje të dënuarin dhe ai ka thënë se numri që ka kërkuar të regjistrohej ishte i një të afërmi.

Por pas hetimeve rezultoi se ishte e pavërtetë se i përkiste një të afërmi të tij.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur përgjimin e telefonatës që rezultoi të ishte e një të afërmi të Ervis Martinaj. Pas përgjimit të telefonatës janë zbuluar detaje të rëndësishme.

Menjëherë është bërë kërkesë që të kryhen kontrolle në banesën e Ervis Martinajt dhe të të dy xhaxhallarëve të tij”

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights