Burgu i peqinit

Prej të paktën 5 ditësh kontrolle të imtësishme janë kryer në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Konkretisht më datë 18 shtator, rreth orës 04:45 të mëngjesit, forcat e sigurisë së IEVP Peqin ushtruan një kontroll të befasishëm me bazë informacioni operativ, ku kapën në flagrancë shtetasin Indrit Shaqja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim.

Indrit Shaqja, i dënuar edhe më parë për futje të sendeve të ndaluara në institucion, iu konstatua një iPhone 16 në qelinë ku qëndron.Në vijim të ngjarjes, të shtunën më 21 shtator, rreth orës 09:00, u ushtrua një kontroll i plotë në të gjithë ambientet e IEVP Peqin, ku morën pjesë mbi 250 forca sigurie.

Gjatë këtij operacioni nuk u evidentuan sende të tjera të jashtëligjshme.

Kujtojmë që Indrit Shaqja ndante qelinë me Arben Lleshin i cili mbeti i vrarë në burg nga Sokol Mjacaj. Asokohe Shaqja u plagos nga një plumb.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights