DVP Lezhë/Vijon megaoperacioni policor
antikanabis i koduar “Imazhi”
.




 Finalizohet
faza e 13-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në zona të
pyllëzuara, në terrene të vështira malore, me shërbime nga toka dhe me dronë.

 Asgjësohen
nëpërmjet djegies, 436 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara
në tokë, në fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej,
Lezhë.

 Gjatë
fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut
Lezhë, janë asgjësuar në total, 16 573 bimë narkotike cannabis sativa.

 Shërbime
të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive
në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i
përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional
mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj
veprimtarie kriminale.

Bimët
narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

 Policia
e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim
identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

 Materialet
procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights