7b61c707 0a33 4c4a b4fd 8fbcb8b3edd8 696x392

Policia e Shkodrës vijon kontrollet intensive në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në kuadër të masave të shtuara për sigurinë në prag të festave të fundvitit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër konstatuan një rast të shitjes së lëndëve piroteknike nga një subjekt i paautorizuar, në një dyqan të ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”.

Gjatë kontrollit në ambientet e dyqanit, në pronësi të shtetases S. P., u gjetën dhe u sekuestruan 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases S. P.

Policia bën me dije se kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights