Pas
njoftimit të presidentit De Laurentiis, mbërrin edhe njoftimi zyrtar i Napolit,
ku në rrjetet sociale shkruhet se është rinovuar kontrata e kapitenit Giovanni
Di Lorenzo deri në vitin 2028.
“SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën për paraqitjet sportive të
futbollistit Giovanni Di Lorenzo deri më 30 qershor 2028” – Shkruan klubi.
Mbrojtësi luajti 37 ndeshje në sezonin që kaloi, ku shënoi 3 gola dhe asistoi 4
herë. Di Lorenzo ka luajtur më parë për Matera dhe Empoli.
https://www.facebook.com/blueledED/