Vajza 1 vjeç e gjysëm (17 muajshe), e cila konsumoi metadon aksidentalisht ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se e mitura u dërgua të dielën në spitalin e Traumës me helikopterë nga Saranda, por nuk arriti që t’i mbijtonte dot.
E mitura dyshohet se piu metadon aksidentalisht, pasi daja e saj e kishte lënë në mbi tavolinë. Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës me të vjella dhe me temperaturë të lartë. Daja i saj ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe për këtë arsye kishte lënë metadon mbi tavolinë.
Familja e saj kishte ardhur nga Italia për të kaluar pushimet në Shqipëri te gjyshërit e të miturës. Nëna është shqiptare ndërsa babai i të miturës 17-muajshe është italian
https://www.facebook.com/blueledED/