Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e pjeteve prerëse në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10, ndërsa të katërt kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej të plagosurve është identifikuar si Renaldo Xhixho, pronari i servisit për shërbim tapicerie ku ndodhi ngjarja.
Disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit dhe aty janë konfliktuar.
Shkaku mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.
