Kompjuter 1024x641

Kompjuterët e së ardhmes do të kontrollohen nga drita. Janë të ngjashëm me kompjuterët tradicionalë, por arrijnë të kryejnë operacione 100 herë më të shpejta dhe kanë konsum shumë të ulët të energjisë.

Kompjuterët tradicionalë përdorin re të vogla elektronësh, të ngarkuara elektrikisht, që përfaqësojnë njësinë e informacionit të përdorur në kalkulim, të ashtuquajturit 0 dhe 1 që formojnë bitin, por që e kanë shpejtësinë të kufizuar nga barriera fizike, e cila është e vështirë të kapërcehet.

Ndërsa në këtë rast, përdorimi i dritës mund të tejkalojë këto kufizime. Falë impulseve lazer shumë të shkurtra, mund të kontrollohen gjendjet kuantike të materies në kohë tejet të shkurtër, fraksione sekondi, pra në frekuencën e dritës, gjë që deri më tani ishte e paarritshme.

Impulset lazer janë në gjendje të manipulojnë bitët dhe t’i përdorin për të kryer operacione normale, me rezultat që çdo operacion kryhet 100 herë më shpejt dhe në temperaturë ambienti.

Eksperimenti është arritur nga një grup pune në Universitetin Politeknik të Milanos dhe është publikuar në revistën shkencore Nature Photonics.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights