Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë U21 e parashikuar për t’u zhvilluar në 27 mars në Antalia të Turqisë nuk do të zhvillohet. Federata Shqiptare e futbollit bëri të ditur anulimin e kësaj sfide që vjen pas asaj me SHBA e parashikuar për t’u luajtur në 30 mars.
Në komunikatën e saj, FSHF bën të ditur se është njoftuar nga ajo japoneze sepse për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurue, ajo vendosi të anulojë udhëtimin drejt Turqisë duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore
Kujtojmë se ditë më parë u anulua edhe ndeshja tjetër miqësore e Kombëtares U21, ajo me SHBA, e parashikuar për t’u luajtur në 30 mars, për të njëjtën arsye si kjo me Japoninë, ndërsa Federara Shqiptare e Futbollit thekson se po shikon mundësinë për të gjetur kundërshtarë të tjerë për skuadrën përfaqësuese të 21 vjeçarëve për ndeshjet e së njëjtës periudhë.
