1775720543 kolegjetebashkuara

Gjykata e Lartë rishikon sot praktikën gjyqësore për aplikimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Seanca e Kolegjeve të Bashkuara ka nisur që prej orës 09:30, me iniciativë të kryetarit Sokol Sadushi, për të nisur procedurën e ndryshimit të pjesshëm të praktikës së njësuar të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale.

Nga ana tjetër, ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights