Foto pastrim 696x463

Në prag të nisjes së sezonit të ri turistik, në të gjithë Shqipërinë kanë nisur aksione të gjera për pastrimin dhe sistemimin e territorit.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit nga Qafë-Thana deri në Pogradec.

Zv.kryeministrja shtoi se përmes një koordinimi sistematik mes strukturave publike, sektorit privat dhe përfshirjes aktive të brezit të ri, po punohet intensivisht për pastrimin dhe sistemimin e çdo hapësire, nga pikat kufitare hyrëse e deri në destinacionet kryesore.

Sipas saj, puna do të vijojë në të gjithë territorin, duke garantuar që imazhi i Shqipërisë të jetë një kartëvizitë dinjitoze për vizitorët vendas dhe të huaj.

Gjatë aksioneve të pastrimit është konstatuar se ndotja më e madhe është përgjatë akseve rrugore ku mbetjet shpesh hidhen nga drejtuesit e automjeteve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights