Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka liruar nga detyra drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj. Drejtoresha e BKH-së është liruar nga detyra për shkak të përfundimit të mandatit.
Gazetarja Glidona Daci raporton se votimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u nda 6 me 4: gjashtë votuan se mandati i saj ka përfunduar më 31 gusht, ndërsa katër të tjerë mbajtën qëndrimin se mandati përfundon në një datë tjetër.
Konkretisht mësohet se Erind Mërkuri, Sokol Stojani, Olger Eminaj dhe Erind Gërmenji votuan që data e përfundimit të mandatit është në shtator.
Ndërkohë, Erjon Fejzulla, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Ledina Rizaj, Mirela Bogdani dhe Vat Staka votuan se mandati i Hajnajt ka përfunduar më 31 gusht.
Mandati i drejtorit të BKH-së është pesëvjeçar dhe nis nga momenti kur është bërë emërimi. Sakaq, procesi për përzgjedhjen e drejtuesin e ri të BKH-së është në vijim.