if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Darezeze

Një 26-vjeçar nga Fieri është proceduar, pasi nga policia është konstatuar se ka vendosur rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë pa leje në një stacion plazhi në Darëzezë.

Sipas asaj që bën të ditur Policia, është bërë e mundur sekuestrimi i çadrave dhe shezlongëve, teksa p[pronari i subjektit është proceduar në gjendje të lirë.

“Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.

Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale””, njofton Policia.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights