Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Salari të Tepelenës, ku një shtetas italian është gjetur pa shenja jete.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Dilan”, është gjetur i pajetë shtetasi italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Italiani mësohet se zotëronte një biznes në kryeqytet, konkretisht një fabrikë tullash.
“Nuk është qëlluar me breshëri. Mendohet se mund të jetë qëlluar me armë çifte dhe makina automjet i bardhë të cilën e pamë të merrej në karrotrec ka qenë pikërisht makina e personit që dyshohet se ka qenë vrasësi i 44-vjeçarit.”.
Po verifikohet gjithashtu nëse viktima ndodhej i vetëm apo në shoqërinë e personave të tjerë në automjetin me të cilin kishte hyrë në zonën malore.
Pas ngjarjes, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar. Policia fillimisht shpalli në kërkim shtetasin me inicialet G. B., si autor të dyshuar të vrasjes. Ai së bashku me tre persona të tjerë janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen dhe aktualisht po merren në pyetje.
Sipas shenjave në vendin e ngjarjes, mendohet se trupi i viktimës është zvarritur dhe nxjerrë në anën tjetër të rrugës: “Nuk dihet nëse është munduar të dalë vetë apo ka qenë i dyshuari që e ka bërë këtë veprim.” Zona ku ka ndodhur ngjarja është një zonë mjaft e frekuntuar. Biznesmeni italian Edoardo Sarchi jetonte prej 20 vitesh në Tiranë dhe shpesh shkonte në Salari të Tepelenës për shkak të pasionit të tij për gjuetinë.
Biznesmeni italian Edoardo Sarchi jetonte prej 20 vitesh në Tiranë ku zotëronte një fabrikë tullash dhe shpesh shkonte në Salari të Tepelenës për shkak të pasionit të tij për gjuetinë.