if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ilirjan selmani 1024x578

Policia e Pogradecit ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço. Autoritetet kanë arrestuar si autor të dyshuar të ngjarjes 31-vjeçarin Ilirjan Selmani.

Dyshohet se ai e ka vrarë 52-vjeçaren me thikë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Që në momentet e para efektivët e policisë e kishin të qartë se gruaja nuk kishte ndërruar jetë nga asfiksia pasi në trup i kishin konstatuar disa dëmtime me thikë.

Kanë qenë pamjet filmike që kanë identifikuar Selmanin në vendin e krimit. Ai dyshohet se kishte një lidhje intime me 52-vjeçaren prej tre vitesh.

“Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00”, njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve, ai është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights