Kryeministri Edi Rama në në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka ironizuar Lulzim Bashën, ku ky i fundit përmes një video thotë se ndodhet në takime me demokratët duke iu drejtuar edhe Kryeministrit Rama.
Rama në reagimin e tij ironizon Bashën duke u shprehur se është i pavdekshëm, pasi nuk ka stres dhe misioni i tij për të larguar Kryeministrin duhet të vazhdojë.
“Duke shkuar rrugës për Fier dhe më vjen kjo video nga Luli… Po më Lul si mos pyes për ty. Na thave sytë mo zotni. Po si thanë vdiq Luli. Vetëm unë se besova se e di që je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7 x 7 bëjnë 42 dhe se luan topi. Ku ka vdekje që të afrohet ty mo Lul. Vetëm kur dole dhe the jam gjallë aty thash, mos po rren tani.
I ndeze motorët ee. I madh je! Po shyqyr mo Lul dhe bravo Oriolës dhe Euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më largu mua duhet të vazhdojë, plus që kush vjen me ty fiton. Edhe kur humb fiton, prandaj forca.
Aty ku m’ke lënë Lul, sipër çadrës tënde. Eh ça kohe ishte ee, ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra me ballin lart, flokët si gjithmonë pik dhe me atë xhepin tat plot me mesazhet e dokut tënd që të çonte zemra në i-Phone. Jam tremb se ti do fitosh prap or Lul po hallall, hallall se e meriton vetëm bëhu i gjallë, mos mu nda tashti”, shprehet Rama.