Ushtarë nga kombe të ndryshme në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it janë bashkuar për një marshim në kampin e njohur të Bondsteel në Kosovë. Në një njoftim të misionit të NATO-s sqarohet se një trajnim i tillë i mundëson KFOR-it të jetë më i fortë së bashku, duke punuar për garantimin e një mjdesit të sigurtë për të gjitha komunitetet e vendit.
KFOR-it nënvizoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Më herët, ai kishte reaguar ndaj një shkrimi të gazetës së njohur gjermane BILD, sipas të cilës, pas negociatave të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, prestigjiozja gjermane “Bild” ka raportuar se trupat amerikanë mund të tërhiqen dhe nga Kosova.
“Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme edhe të trupave amerikane nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetme në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandër Vuçiç dhe ushtrisë së fuqishme serbe”, theksohej në artikullin e BILD. “Sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për kërkesat e Putinit për vitin 2021, pra tërheqjen e trupave amerikane nga të gjitha vendet e NATO-s që iu bashkuan aleancës pas vitit 1990”, shkruhej më tej.
KFOR-i deklaroi se zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike dhe e nënvizoi se angazhimi për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur.