Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë e Tiranës kërkon ndërhyrjen e Kongresit të Autoriteteve lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës për vënie nën kontrollin e drejtpërdrejtë të këtij institucioni nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Në shkresën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Matthew Mori ata thonë se përmes ndërhyrjeve në shkelje të ligjit është cenuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe është margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimmarrja.
Duke dënuar fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës inkurajon institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.