Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Arbër Paplekajt për lirim me kusht nga burgu është shtyrë sërish.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një përfaqësuesi të Shërbimit të Provës, pjesëmarrja e të cilit është e domosdoshme në këtë fazë të procedurës. Gjykata e Durrësit vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45.
Pasi ka përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit, mbrojtja e tij ka kërkuar përfitimin e lirimit me kusht. Seanca e shtatorit pritet të jetë vendimtare për këtë kërkesë, ndërkohë që Paplekaj nuk mori pjesë personalisht, por u përfaqësua nga avokati i tij.