Ilir Beqaj Ilir Beqja ish ministri Shendetesia tenderi SPAK 8 800x450 sd

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë të aprovuara nga shkallët më të ulëta.

Beqja kërkon prishjen e vendimeve që e dërguan në qeli bazuar në një dosje të dytë ku SPAK finalizoi disa masa sigurie dhe aprovoi masën e burgut për ish-ministrin që ndërkohë kishte një masë paraqitjeje për sterilizimin

“Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat Populli dhe i pari në listën e dëshmitarëve.

Ai ka bërë deklarime publike për mua. Ai është lumturuar pse jam në pranga. Ka thënë që e dinte se çështja ishte pushuar, por bëri kallëzimin.

Ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të, do përballem këtu në proces.

Ajo që më habiti nuk ishte vota. Ishte puthja. Jonjerëzore para atyre deputetëve“, tha Beqaj, ndërsa u ndërpre nga gjykata për të mos vijuar me tej për shkak se deklarimet nuk kishin lidhje me procesin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights