Numerim votash 1 1024x475

Kolegji Zgjedhor, ka rrëzuar ditën e sotme, kërkesën e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore, Ilir Alimehmeti.

Ky i fundit ka kërkuar që të rinumërohen votat preferenciale të demokratëve në qarkun e Tiranës.

Argumenti i Kolegjit Zgjedhor ka qenë se nuk ka pasur bazë ligjore për ankimimin e Alimehmetit, i cili pretendon se ka pasur parregullsi.

Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi më 30 maj kërkesën e Alimehmetit dhe tre kandidatëve të tjerë demokratë të listës së hapur të cilët kërkuan rinumërim.

Me shumicë votash ata ndërprenë mundësinë e shqyrtimit të ankimit në seancë publike, pasi sipas tyre, kërkesa nuk duhej paraqitur në mënyrë individuale, por në emër të subjektit që përfaqësojnë.

Këtë vendim e ka cilësuar të drejtë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u ka premtuar kandidatëve të tij transparencë, por pasi të shqyrtohet ankimimet për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Më 12 Qershor Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankesat e Shkëlqim Shehut, kandidatit të PD-së në Kukës dhe Partisë Balli Kombëtar për Durrësin, të cilët kërkojnë po ashtu rinumërim të votave.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights