Image 318 1024x682

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sot ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, që hodhi poshtë pretendimet për shkelje procedurale gjatë hetimeve ndaj tij.

Sipas komunikimit zyrtar të gjykatës, “me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, është shqyrtuar çështja penale nr. 240 akti, regjistruar më 14.10.2025, mbi ankimimin e Veliajt, i cili kërkonte pavlefshmërinë e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme lidhur me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024.

Gjykata e Apelit, duke iu referuar vendimit të shpallur sot, thekson se “vendosi lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, duke refuzuar kërkesën e Veliajt për konstatimin e shkeljeve procedurale gjatë fazës së hetimit paraprak.

Vendimi është shpallur publikisht sot, më datë 20 tetor 2025, në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykatë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili është arrestuar që më 8 shkurt 2025.

Për gjykim janë dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë dhe kompani që lidhen me çështjen e njohur si “dosja Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza të ndryshme, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim i pasurisë, keqpërdorim i detyrës dhe futja e sendeve të ndaluara në burg.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights