Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ky i fundit, kërkoi zbutje të masës së sigurisë. Në argumentet e tij, Meta tha se vetë fakti i të qenit kreu i partisë së dytë opozitare në vend duhet të bindë gjykatën për lirimin e tij.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u morën të pandehur nga SPAK që u komunikoi akuzat e pastrimit të parave, korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë, ndërkohë që vendosi të vijojë hetimet edhe për 3 muaj të tjerë.