Morina 1024x683

Një 27-vjeçar nga Kosova i cili ishte në kërkim në Gjermani, është ndaluar këtë fundjavë ndërsa tentonte të hynte në Shqipëri në pikën kufitare të Morinës.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë.”, bën me dije Policia.

I riu rezulton se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, dyshohej për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights