Keshilli bashkiak i tiranes foto arkiv 1024x671 1

Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kthyer përgjigje zyrtare Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, lidhur me kërkesën për të marrë pjesë në mbledhjen, ku do të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga detyra.

Në dokumentin e nënshkruar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Veliajt i komunikohet se, në rast se nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht, ai ka të drejtë të paraqesë me shkrim mendimet dhe kundërshtimet e tij. Këto qëndrime do të regjistrohen dhe bëhen publike gjatë seancës.

Ndërkohë, burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë konfirmuar se deri më tani nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për leje të veçantë, që do t’i mundësonte Veliajt të marrë pjesë në mbledhje.

Sipas procedurave ligjore, për personat në paraburgim, është prokurori i çështjes ai që jep miratimin fillestar, për lëvizje jashtë institucionit.

I nderuar Kryetar,

“Në vijim të kërkesës suaj për t’u njohur, dëgjuar, mbrojtur dhe për të dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ju informojmë se mbledhja do të zhvillohet ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 16:00.

Në rast se nuk do të jeni i pranishëm fizikisht në mbledhje, ju lutemi që observacionet tuaja t’i dorëzoni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije gjatë mbledhjes”, thuhet në shkresën e firmosur nga sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights