640 0 1732968338x122f062b 8e36 40f4 ae4b d2a002106b13 984

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuat ditën e sotme kontrollet e bëra disa ditë më parë në zyrat e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa. Berisha tha se gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri. Ai shtoi se Alban Dabulla lëshoi ultimatumin: “guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve”.

“Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 përqind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin… Por, të qëndrojmë këtu. Grupi i XIbrakës ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi. Gentian Gjonaj dhe Dabulla kanë qenë krahu publik i Hakmarrjes për Drejtësi. Dhe në grupin e Xibrakës, që de facto ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, por tani me koperturën më të lartë shtetërore, Olsi Ramën dhe Iljaz Çeçon dhe djemtë e tij”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights