Kellici

Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, e ka quajtur krijimin e një operatori kombëtar për trajtimin e mbetjeve, si një fasadë për afera korruptive.

“Edhe ky projekt pritet të jetë një tjetër gropë e zezë korrupsioni, një tjetër ndërmarrje fasadë ku do të zhduken të tjera miliona euro nga taksat e qytetarëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me reformë, por me të njëjtin model, zhdukje fondesh përmes propagandës dhe kontratave klienteliste”, tha Këlliçi në një dkelaratë nga selia blu.

Demokrati përfundoi me “projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights