if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

  Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takime me qytetarë të Laprakës ku prezantoi 5 prioritetet e programit të tij që do të sjellin ndryshimin në Tiranë.

Këlliçi theksoi se projekti i hekurudhës rrezikon të ndajë shumë familje nga njëra tjetra, ndaj sipas tij, “zgjidhja për këtë do të jetë ndërtimi i një mbikalimi”.

“Pjesa e mbikalimit, ne e kemi përmendur bashkë edhe herë tjetër, mbikalimi këtu është një zgjidhje perfekte për banorët, që të lidhet zona, për të bërë të mundur që të shkojnë te të afërmit,  në anën tjetër. Ajo pjesë zgjidhet! Pastaj pjesa e shpronësimeve, a kanë ndonjë informacion qytetarët kush preket? Për sa shtëpia bëhet fjalë?”, shtoi ai.

Teksa pa nga afër situatën në të gjitha zonat që preken nga projektet infrastrukturore, Këlliçi garantoi banorët se të gjithë do të dëmshpërblehen ose me vlerën e tregut, ose do të marrin metrat katror siç i kanë pasur më parë.

“Pa diskutim të gjithë rastet do të trajtohen një për një, siç kemi thënë tek ‘5 Maji’, do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Do trajtohen të gjitha atyre që u preket shtëpia. Edhe ata me dokumente edhe ata pa dokumente do trajtohen do të gjejnë të gjithë zgjidhje.
Dhe ndërkohë që ne do t’i japim dy zgjidhje: Ose do të marrin metrat aty ku ishin në një godinë afër kur të ndërtohen godinat, sa metra kanë pasur, ose do të dëmshpërblehen me vlerë tregu, por pa i trajtuar nuk i lëmë. Por derisa të bëhet projekti, do të marrin bonus qiraje padiskutim”, tha Këlliçi.

Ai denoncoi edhe mungesën e ujit në këtë zonë. “Ja uji i Erion Velisë, UKT-ja e Laprakës. Ja uji i pijshëm që vjen, ja po mos të jetë ky furgon, po mos të jetë ky ujë, s’kanë ujë banorët. Marrin ujë, vetëm kaq, shiheni realitetin. Ftojeni pyeteni Erion Velinë, merreni njeherë e di ai këtë situatë? Ai që thotë ka 24 orë ujë të pijshëm në Tiranë”, tha Belind Këlliçi.

Për këtë problem, ai siguroi se do të ketë zgjidhje pas 14 majit. Ai u shpreh se edhe në Laprakë do të punohet që ujë të ketë mesatarisht 14 orë në ditë, ndërsa renditi edhe disa nga prioritet e tij për zonën.

“Padiskutim do të ndërhyjmë për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk ju premtoj 24 orë ujë të pijshëm. Por po të them, minimalisht 14 orë ujë të pijshëm në ditë, të rregullta me orare të përcaktuara, bëhet. Stacioni do të vijë këtu në kufij ku ju duhet juve dhe ku ju shërben juve. Në mënyrë të padiskutueshme është gjëja më e lehtë në botë. Dhe kopshtet dhe një çerdhe patjetër që do ta sistemojmë, do ta ndërtojmë sepse ka territor kjo njësi”, shtoi ai.

Teksa u ndal në një nga zonat e populluara të kësaj zone, Këlliçi tregoi sesi rrugët e lagjes janë lënë në harresë nga Erion Veliaj, i cili ndërkohë është shprehur se në këtë zonë janë bërë investime të mëdha.

“Ja rrugët e bashkisë Tiranë, këto janë rrugët që s`dalin kurrë në media, shihini vet nuk ka nevojë për komentet e mija, flasin vetë rrugët. Po të gjitha kështu janë në Laprakë, gjithë këto rrugë kështu janë. Erion Veliaj thotë kemi bërë investimet më të mëdha në Laprakë në 30 vjet, s`i ka bërë njeri thotë”, shtoi ai.

Këlliçi takoi dhjetëra subjekte biznesesh në Laprakë, ku prezantoi programin e tij për uljen e taksave dhe tarifave vendore.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights