Kazerma e Cerenit është një resort agroturistik i ngritur mbi një reparti të braktisur ushtarak në zonën e Surrelit në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca inspektuan sot nga afër mjediset e këtij agroturizmi të veçantë, i cili ka ruajtur gjithë elementët e repartit ushtarak.
“Kazerma e Cerenit, një investim mbresëlënës i Ismetit, ikur në emigracion në Angli nga Kalaja e Dodës dhe kthyer në Shqipëri me eksperiencën e kuzhinës, i cili është bërë i njohur përmes restorantit “Cereni” në Surrel dhe tanimë po i jep formën përfundimtare të një resorti agroturistik një reparti të braktisur ushtarak në të njëjtën zonë”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, në këtë resort agroturistik pritet të punësohen më shumë se 200 veta.
Në funksion të këtij agroturizmi, Ismeti ka transformuar tunelet e braktisura të ushtrisë në mjedise për baxho e kantinë vere në funksion të resortit, por edhe të konceptuara si minimuze pajisjesh ushtarake për të tërhequr interesin e vizitorëve.