Dita e pushimit u kthye në tragjedi. Babai dhe dy djemtë e mitur humbën jetën në plazhin e Vilë Boshtovës në Kavajë.
Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, u mbytën në det.
Sipas informacioneve, deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Fillimisht dy djemtë kanë hyrë për tu larë, por janë rrezikuar për shkak të dallgëve. 50-vjeçari ka hyrë t’i shpëtojë, pasi dyshohej se një nga fëmijët po mbytej. Por situata ka qenë e vështirë dhe për shkak të dallgëve e kanë patur të pamundur të dilnin në breg.
Pas ngjarjes tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë janë vendosur flamujt e kuq në bregdet.
Flamujt janë vendosur për të sinjalizuar pushuesit që deti është i trazuar dhe rrymat janë të forta.
https://www.facebook.com/blueledED/