Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugën Kavajë- Rrogozhinë.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen një 33-vjeçare.
Makina dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Policia ndodhet në vendngjarje për detaje të tjera dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferja 30-vjeçare Rovena Cara.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

