Një foshnjë 2 muajshe është gjetur e braktisur pasditen e së shtunës në Golem nga një qytetar. Foshnja ishte lënë në një cep rruge afër disa koshave të mbeturinave. Në momentin që e ka gjetur qytetari e ka dërguar në maternitetin e Durrësit.
Menjëherë është shtruar dhe aktualisht burimet thonë se ndodhet e shtruar në pediatri. Më pas qytetari është marrë në pyetje nga policia e Kavajës e cila ka zbuluar se foshnja është lënë nga e ëma.
Ndërkohë mësohet se pasi policia e ka identifikuar të renë nga Durrësi e ka shpallur në kërkim dhe vijon punën për kapjen e saj.
Bëhet fjalë për një 22 vjeçare nga Durrësi me iniciale D.S.
Njoftimi i policisë
Kavajë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.. Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.
