if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Broja 1024x656

E ardhmja e Armando Brojës do të jetë larg Anglisë. Me Chelsea-n që edhe gjatë kësaj vere vijoi të blejë lojtarë të rinj, klubi është detyruar të shesë ata që kanë mbetur jashtë projektit.

Mes tyre është edhe Armando Broja, karriera e të cilit është ndikuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme. Por, edhe pse sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar gol në kampionat prej shkurtit të vitit 2022, skuadra nga ligat më të mëdha europiane mbeten të interesuara.

Së fundmi në garë janë futur holandezët e PSV Eindhoven. Kuqezi ka lënë përshtypje të shkëlqyera në Eredivisie holandeze, kur disa vjet më parë luajti i huazuar te Vitesse.

Skuadrat e tjera të interesuara janë Stuttgart dhe Leipzig në Bundesligën gjermane, por edhe Parma nga Serie A italiane, që po e mendon seriozisht si alternativë, pas largimit të Ange-Yoan Bonny te Interi.

Sezonin e kaluar, ku ishte i huazuar te Evertoni, Broja luajti 13 ndeshje pa regjistruar gol apo asist. Largimi nga Premier League angleze dhe transferimi te një tjetër kampionat, mund t’i shërbejë sulmuesit që të gjejë formën më të mirë dhe të kthehet në nivelet e mëparshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights