Lëvizje në Bashkinë e Tiranës. Katër nënkryetarë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Bëhet fjalë për Frida Pashakon, Keti Luarasin, Andi Seferin dhe Jonida Halilin.
Mësohet se po ditën e sotme, më 31 korrik, pritet të emërohen katër emrat e rinj që do të marrin këto poste.
Bëhet me dije se Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero, do të jenë katër nënkryetarët e rinj që do të zëvendësojnë të larguarit nga detyra.
Dorëheqjet ndodhin rreth gjashtë muaj pas arrestimit të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Aktualisht kryeqyteti është me kryetare të komanduar. Anuela Ristani u emërua nga kryeministri Rama në krye të institucionit pas arrestimit të Veliajt.