Ka shkuar në 800 numri i viktimave dhe mbi 1 mijë e 300 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin lindor.
Siç shkruajnëmediat e huaja, helikopterët po transportojnë të plagosurit në vendet e sigurta, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar nën rrënoja.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, numri i të vdekurve dhe plagosurve mund të rritet ndjeshëm.
Afganistani preket shpesh nga tërmetet, sidomos në malet Hindu Kush, ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike.
Vetëm vitin e kaluar, një seri tërmetesh në perëndim la më shumë se 1 mijë viktima, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.3 më 7 tetor 2023 shkaktoi vdekjen e të paktën 4 mijë personave.