Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore nr. 40, me objekt “Anulimin e vendimit nr. 17, datë 27.03.2023, të KZAZ-së nr. 90, Sarandë dhe regjistrimin si kandidat për këshillin e bashkisë Sarandë”, me ankues Mehmet Nelajn.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi të rrëzojë ankimin e Mehmet Nelaj dhe konfirmimin e vendimin nr. 17, datë 27.03.2023, të KZAZ-së nr. 90, Sarandë.

Sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u depozitua kërkesa ankimore nr. 41, datë 31.03.2023, me objekt “Kërkesë për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtar të këshillit bashkiak në bashkinë Pustec, qarku Korçë, të Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian”.

U hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore, rezultatet e të cilit përcaktuar relator Elvis Çefa.

KAS shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore dhe vendosi kalimin për shqyrtim në seancë publike, në datën 04.04.2023, në orën 11:30.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights