if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Lac

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia në Laç, falë koordinimit me partnerët spanjollë dhe INTERPOL.

I njohur me katër identitete, i arrestuari akuzohet në Spanjë për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Ai ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me gjetjen dhe përshtatjen e ambienteve për kultivimin e drogës, ku gjatë operacioneve në Spanjë janë zbuluar dy ambiente të tilla në Oropesa dhe Cabanes.

Interpol Tirana po punon së bashku me Interpol Madrid për të finalizuar ekstradimin e tij drejt Spanjës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights