Kapen rreth 35 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Igumenicë, ku është ndjekur një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe është ndaluar në qytetin e Igumenicës.
Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 32 pako që përmbanin 34 kg 608 gram marijuanë, një sasi e vogël kokaine dhe 2 celularë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar.
https://www.facebook.com/blueledED/

