Screenshot 20250721 120810 video player

Maturantët e Shkollës Bujqësore Golem festojnë diplomimin me emocion dhe krenari Golem, Kavajë – Ceremonia e diplomimit të maturantëve të Shkollës Bujqësore Golem ishte sot një moment i veçantë reflektimi, emocion dhe krenarie.

Në praninë e drejtuesve të institucionit, përfaqësuesve të Drejtorisë Arsimore dhe familjarëve, nxënësit hodhën simbolikisht kapelat në ajër, duke i dhënë lamtumirën një etape të rëndësishme në jetën e tyre.

Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, por edhe me mallëngjim.

Maturantët u shprehën të lumtur që kishin zgjedhur një shkollë profesionale që nuk u dha vetëm dije teorike, por edhe aftësi praktike dhe përgatitje reale për jetën.

Me profile të larmishme si bujqësia, agroturizmi, turizmi rural, veterinarisë dhe teknologji ushqimore, kjo shkollë është kthyer në një derë të sigurt drejt së ardhmes – për të vijuar studimet e larta ose për të hyrë menjëherë në tregun e punës.

Fjalët e zemrës që frymëzon nga momentet më të ndjera të ceremonisë ishte fjala e Z, Caje Karaboja e cila ndau me të pranishmit një rrëfim personal të thellë: “Në fillim kam qarë, sepse u ndava nga familja… por sot qaj sepse po ndahem nga ajo që ndërtova këtu bashkë me ju – një familje e dytë. Kam qenë gjithmonë e bindur që kjo shkollë nuk është vetëm vend dijeje, por një shtëpi ku formohet njeriu, ku ndodh rritja shpirtërore dhe profesionale.”

Ajo përshëndeti çdo maturant me fjalën që u kishte thënë vite më parë në regjistrim: “Konsiderojeni veten me fat që jeni pjesë e kësaj shkolle.” Dhe si për ta konfirmuar këtë fjalë, ajo solli shembullin personal të motrës së saj, Deisa, e cila ishte diplomuar në këtë shkollë, kishte ndjekur më pas studimet universitare për mjekësi veterinare, dhe tashmë ishte gati të ushtrojë profesionin. “Ajo që mësoi në këto banka, i hapi dyert e universitetit dhe i dha themelin për të ndërtuar një karrierë të vërtetë.”

Një thirrje për mbështetje dhe pjesëmarrje Drejtori i Drejtorisë Arsimore, Enver Biturku i cili mori pjesë në ceremoni, vlerësoi kontributin e shkollës në përgatitjen e brezave të rinj, duke theksuar se modeli i Shkollës Bujqësore Golem duhet të promovohet dhe mbështetet nga të gjithë: “Ju keni një përparësi reale për të ndjekur universitetin, por edhe për të filluar punë që sot.

Ky është rezultat i punës së palodhur të mësuesve dhe praktikës që ju keni ndjekur në vite. U bëj thirrje prindërve dhe të rinjve të shohin nga afër këtë institucion model dhe të mos e paragjykojnë arsimin profesional – sepse ai është rruga më e sigurt drejt suksesit.”

Ai garantoi gjithashtu mbështetje të plotë nga institucioni që ai përfaqëson për çdo hap të mëtejshëm të zhvillimit të kësaj shkolle. Drejtoreshës së shkollës, znj. Matilda Çanaku, pasi përgëzoi mësuesit nxënësit , familjarët pjesmarrës u solli në kujtesë fjalët e thëna në fillimin e studimeve duke slellë një reflektim emocional për vitet e kaluara me nxënësit, dhe duke u freskuar kujtesën nxënësve për atë çka ju premtua në fillimin e studimeve. Ajo tha se Jam me fat që punoj në këtë shkollë, dhe ju jeni me fat që jeni formuar këtu.

Kjo shkollë nuk të mëson të mëson vetëm profesionin, por edhe për jetën.”

Një kapitull që mbyllet, një tjetër që hapet Pas fjalimeve, në një atmosferë të mbushur me duartrokitje, përqafime dhe emocione, nxënësit morën diplomat e tyre – dëshmi jo vetëm të përfundimit të ciklit arsimor, por edhe të pjekurisë së tyre si qytetarë të përgjegjshëm dhe të formuar profesionalisht.

Ceremonia u mbyll me një montazh emocionues kujtimesh, ku u shfaqën momente nga vitet e kaluara, aktivitetet praktike, projektet në terren dhe të gjitha sfidat që nxënësit kaluan së bashku.

Shkolla që të rrit dhe të formon për jetën Shkolla Bujqësore Golem është kthyer prej vitesh në një qendër të rëndësishme të arsimit profesional në Shqipëri, ku jo vetëm që mësohet teoria, por aplikohet edhe praktika përmes stazheve reale dhe bashkëpunimeve me sipërmarrje, ferma dhe agroturizëm. Nxënësit e saj janë sot të suksesshëm në universitete, në tregun e punës dhe në komunitetet ku kontribuojnë.

Sepse kjo shkollë nuk ofron thjesht dije – ajo formon njerëz me karakter, profesionistë me mision dhe qytetarë me vizion.

Drita TV do të sjellë së shpejti një kronikë televizive dhe një speciale të plotë dokumentare kushtuar kësaj ngjarjeje të veçantë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights