Pas seancës kaotike dje, 18 shtator, në Kuvend, ka reaguar për mediat Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.
“Parlamenti ka rol vendimtar, partitë duhet të luajnë rolin e tyre për integrimin e Shqipërisë në BE”, thuhet në reagim.
“Forum ku diskutohet politika dhe paraqiten alternativat”, shtohet më tej.
“Për të ardhur keq, publiku u provua nga informimi me programin”, thekson delegacioni.
Kujtojmë se seanca e djeshme në Kuvend, 18 shtator, që do të shënonte çeljen e kësaj legjislature zgjati shumë pak dhe u shoqërua me debate e përplasje mes palëve, për shkak të fjalimit që mbajti ministrja virtuale, Diella.
Qeveria e re mori 82 vota mes zhurmës e kundërshtive nga opozita, ndërsa Rama i paralajmëroi se në rast se nuk respektojnë etikën në Parlament, prania e mazhorancës në çdo seancë do të zgjasë aq sa për të kaluar direkt në votim.
Kamera kapi edhe reagimet e diplomatëve të pranishëm, të cilët vunë duart në kokë me gjithçka po ndodhte në sallë, ku jo vetëm nuk kishte diskutim konstruktiv, por përpos akuzave, opozita hodhi edhe objekte në drejtim të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.
