Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për disa ditë nga Kuvendi të disa deputetëve demokratë pas tensioneve që ndodhën gjatë seancës së djeshme.

Raportohet se bëhet fjalë për katër deputetët Flamur Noka, Sali Berisha, Belind Këlliçi si edhe Edi Paloka.

Noka u përjashtua nga seanca dje pas disa paralajmërimeve se po shkaktonte zhurmë duke i fryrë bilbilit.

Ai u bë protagonist në disa raste gjatë seancës dhe tentoi t’u pamundësonte fjalën deputetëve të Partisë Socialiste, mes të cilëve dhe kryetari të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Ky u fundit kërkoi mbylljen e seancës plenare pas rreth dy orësh diskutimesh dhe përplasjesh mes dy grupeve politike.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights