Teksa ministrja Elisa Spiropali po fliste për Projektligjin “Për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish- ndërmarrjeve bujqësore”, deputetët e opozitës vijuan avazin duke u rënë tavolinave.
“Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi ske çfarë i bën”, tha Spiropali.
Deputetja e PD Albana Vokshi ka kërkuar përjashtimin nga seanca për ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali.
Kërkesa e saj erdhi pas deklaratës në Kuvend të Spiropalit, ku u shpreh se “duhet mbajtur një minutë heshtje për deputetin Edmond Spaho”, referuar përjashtimit të tij për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.
“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes.
Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku.
Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët…”, tha Spiropali.

