Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme protestën e rradhës para Kryeministrisë. Gjithashtu kanë nisur edhe përgatitjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta e parlajmëruar nga opozita.
Porta hyrëse në Kryeministri është “blinduar” me veshje metalike, ndërsa janë vendosur kamera sigurie në shtylla. Siç shihet edhe në pamje policia ka vendosur gjithashtu edhe megafonë. Ndërkohë po montohet podiumi ku do të mbajnë fjalën përfaqësues dhe simpatizantë të PD-së.