Kamala Harris pësoi një humbje të thellë përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.
Kandidatja demokrate pranoi humbjen përballë mbështetësve të saj në Uashington, duke i falënderuara ata për besimin që i dhanë.
Në mbylljen e fjalimit të saj, ajo iu drejtua të gjithë mbështetësve të saj se kjo është një kohë që amerikanët të luftojnë për të ardhmen e tyre.
“Për të gjithë ata që po na ndjekin, mos u dëshpëroni. Kjo nuk është një kohë që të ngremë duart lartë, është një kohë të përveshim mëngët. Është një kohë që të luftojmë për të ardhmen që të gjithë ne e dimë që do të ndërtojmë së bashku. Unë kam parë njerëzit në situata më të këqija në jetën e tyre dhe përsëri gjenin forcën e kurajën për të luftuar për drejtësinë, për të luftuar për veten e tyre dhe për të luftuar për të tjerët. Le të jetë vendosmëria e tyre inspirimi ynë. Na lini të shohim dritën e natës së shumë yjeve, dritën e të vërtetës dhe shërbimit. Zoti ju bekoftë! Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, u shpreh Harris.
Zyrtarët e fushatës së Harris heshtën në orët e hershme të së mërkurës, ndërsa disa ndihmës shprehën tronditje të përlotur për atë që ata prisnin të ishte një garë shumë më e ngushtë.
“Humbja është jashtëzakonisht e dhimbshme. Është e vështirë,” tha menaxherja e fushatës së Harris, Jen O’Malley Dillon në një email drejtuar stafit të mërkurën. “Kjo do të marrë një kohë të gjatë për t’u përpunuar”.
Si zëvendëspresidente në detyrë, Harris nuk ishte në gjendje të shkëputej nga një president jopopullor dhe të bindte votuesit se ajo mund të ofronte ndryshimin që ata po kërkonin, në mes të ankthit të përhapur ekonomik.