Ilir Beqaj SPAK 675x450

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Ermal Kurtulaj për zbutje të masës së sigurisë pasi pretendon se ka probleme shëndetësore.

Ai ndodhet në burg prej 4 korrikut 2024 kur u arrestua me urdhër të SPAK për dosjen e abuzimeve me fondet e BE në SASPAC.

Po ashtu, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk po heq dorë nga insistimi për zbutje të masës së sigurisë. Ish-ministri ka ofruar garanci pasurore 2 mln lekë.

Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK ka kërkuar kohë që të njihet me të gjitha pretendimet e mbrojtjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights