Image 67

Kalaja e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore në jug të vendit, është vizituar nga plot 100 mijë persona gjatë periudhës janar-qershor 2025.

E njohur edhe si Kalaja e Argjirosë, kjo strukturë madhështore qëndron mbi qytet si një roje e gurit dhe e historisë shqiptare, duke tërhequr çdo vit vizitorë vendas dhe të huaj.

Shifra e publikuar tregon një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke e renditur Kalanë e Gjirokastrës ndër destinacionet më të vizituara në vend.

Në një pikë strategjike mbi një kodër 370 metra mbi nivelin e detit, kjo kala ofron jo vetëm një pamje mbresëlënëse të qytetit të UNESCO-s, por edhe një përvojë autentike të trashëgimisë shqiptare.

Megjithëse më e vogël në sipërfaqe se kalatë e tjera mesjetare në Shqipëri, Kalaja e Gjirokastrës dallohet për ruajtjen e saj të shkëlqyer dhe vlerat historike që mbart.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights