Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur afishimin publik në kuadër të procesit të regjistrimit fillestar të pasurive në nëntë fshatra të qarkut Shkodër.
Banorët e zonave përkatëse kanë mundësi të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre, si dhe listat përkatëse me sipërfaqet dhe pronarët e identifikuar, pranë njësive administrative ku zhvillohet procesi.
Afishimi publik po realizohet në këto njësi administrative dhe zona kadastrale:
Njësia Administrative Shalë: Abat (ZK 1000) dhe Gimaj (ZK 1714)
Njësia Administrative Shosh: Brashtë (ZK 1264), Nikaj-Shosh (ZK 2792) dhe Palaj (ZK 2859)
Njësia Administrative Pult: Bruçaj (ZK 1289), Gjuraj (ZK 1769), Plan (ZK 2979) dhe Xhan (ZK 3853)
Sipas njoftimit të ASHK-së, qytetarët që konstatojnë pasaktësi apo kanë pretendime mbi të dhënat e publikuara, mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë njësive administrative përkatëse Shalë, Shosh dhe Pult ose pranë Drejtorisë Vendore të ASHK në Shkodër.
“Procesi i afishimit publik është një fazë e rëndësishme që synon garantimin e saktësisë së të dhënave dhe transparencës në regjistrimin e pasurive të paluajtshme”
