640 0 1732962145x640 0 capturejpg 1638381574 354

 

Moti i ftohtë që ka përfshirë vendin, duke sjellë ulje të temperaturave, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të rajoneve të Maliqit, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës.

Në qarkun e Korçës, reshjet e dëborës janë të intensifikuara, duke shkaktuar një trashësi borë që varion nga 15 deri në 30 cm në Dardhë. Kalimi drejt Dardhës është i mundur vetëm me goma dimërore. Aksesi në rrugët kombëtare të juglindjes është i mundur pa pengesa, ndërkohë që aksi i ri Qafë Qarri – Ersekë është i mbyllur për shkak të dendësisë së borës. Automjetet po kalojnë përmes rrugës së vjetër, pasi ajo është e hapur.

Në zonat malore të thella të Korçës, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës, trashësia e borës arrin deri në 30 cm, dhe reshjet vazhdojnë të bien në intensitet të ulët në viset juglindore, ndërsa në lartësitë mbi 1200 m, intensiteti i reshjeve është mesatar.

Po ashtu, në Bulqizë reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në disa fshatra të thella, por rrugët kombëtare janë të kalueshme. Në qarkun e Kukësit, reshjet e borës kanë arritur një trashësi deri në 50 cm në lartësitë mbi 450 m, siç është rasti në Shishtavec.

Për shkak të kushteve të motit, të gjitha aksset rrugore kombëtare janë nën presionin e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave, duke e bërë të vështirë qarkullimin në disa segmente rrugore.

Pavarësisht kushteve të këqija të motit, furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë qarkun, përveç disa njësive administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights